Gashi: Asnjë krim nuk do kalojë pa u ndëshkuar, Kosova e ka obligim themelimin e Tribunalit

Prishtinë | 26 Maj 2019 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në 20 vjetorin e saj kujton maskarën në lagjen e Trimave (Tusus) të Prizrenit.

Gashi tha se me 26 maj forcat serbe, njësitë militare dhe paramilitare të tmerruara nga fuqia e UÇK-së, e rrethuan lagjen, i vranë 27 civile të pafajshëm dhe i dogjën 245 shtëpi të lagjes.

“Masakra në lagjen e trimave është edhe një dëshmi dhe arsye se Tribunali për Krimet serbe në Kosovë është i domosdoshëm”.

“Deri më sot asnjë nga kriminelët që e shkaktuan këtë masakër nuk janë përgjegjur për krimin kundër civilëve të pafajshëm”.

“Asnjë krim nuk do të kalojë pa u ndëshkuar prandaj Kosova e ka detyrë dhe obligim themelimin e këtij Tribunali”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme