Gashi bëri homazhe pranë pllakës së martirëve në Milloshevë

Obiliq | 30 Mar 2017 | 11:20 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë homazhe pranë pllakës së gjashtë martirëve të rënë në luftë në Milloshevë duke vendosur kurora lulesh.

Kryetari Gashi duke i përkujtuar këta martirë, ku të pranishëm ishin edhe familjarë, tha se janë ardhur për të bërë homazhe dhe nderuar dy familje të cilat u bënë pjesë e karvanit të lirisë dhe pavarësisë së vendit, raporton Ekonomia Online.

“Jemi këtu për të nderuar familjen Morina dhe Aliu për jetën e tyre, për veprën e tyre sepse edhe ata janë një pjesë e karvanit të lirisë që ne sot e gëzojmë, andaj e di që ju familje të nderuara keni dhimbtë, por ndihuni krenar sepse nga jeta e tyre ne sot e kemi lirinë”, ka thëne ai.

Në emër të familjarëve foli Zymer Morina i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit.

“Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme