Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar zgjedhje brenda partisë, në mënyrë që të ‘’bashkohen rreth një legjitimiteti dhe lidershipi të ri’’.
Gashi, në reagimin e tij, ka thënë se kapitali më i madh i një parti është besimi, dhe se, kur nuk arrin që ta fitosh besimin e shumicës për disa zgjedhjeve, atëherë duhet të kërkohen përgjigje e jo fajtorë.
“LDK-ja asht ma shumë se nji parti. Asht tradita politike që i ka vu themelet Republikës, ka mbrojt demokracinë, orientimin euroatlantik dhe ekonominë e lirë. Pikërisht për këtë, duhet me qenë shembull jo vetëm në fitore, por edhe në mënyrën se si përballet me sfidat. Kur mungon suksesi, duhet me mbizotëru arsyeja mbi emocionin, institucioni mbi individin dhe interesi i LDK-së e i Kosovës mbi çdo interes personal. Demokracia e brendshme nuk asht rrezik; ajo asht forca jonë ma e madhe’’, ka shkruar Gashi mes tjerash.