Gashi: Kurti rrënoni bazat e Qeverisë, për më pak se 50 ditë u dëmtuan raportet me ShBA-në

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 12:03 | Nga Hasan Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka lexuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës para deputetëve të Kuvendit.

Gashi ka thënë kryeministri Kurti ka shkelur marrëveshjen bazë të këtij koalicioni, raporton Ekonomia Online.  

Ai ka ftuat deputetët të votojnë mocionin, duke shtuar se për më pas se 50 ditë Kurti dëmtoi marrëdhëniet me ShBA-në.

“Kryeministri Albin Kurti ka vendosur ta rrënojë bazën e Qeverisë së tij, duke hequr dorë nga qeverisja. Ka ardhur koha kur Kosova po rrezikohet Kosova, presidenti dhe kryeministri kanë zgjedhur që ta luftojnë njëri-tjetrin. Por, Kurti ishte figurë e re në qeverisje, dhe ne si LDK jemi angazhuar që qeverisja Kurti të udhëhiqte si më së miri”.

“Kjo madje u quajt si Qeveri e shpresës. Në këtë luftë, Kurti ka vendosur që ta shkelë një marrëveshje duke shkarkuar një ministër të LDK-së, pa konsultuar partnerin e LDK-së. Në bazë të Kushtetutës, në mbështetje të rregullores së punës së Kuvendit, propozojmë këtë mocion të mosbesimit”.

“Kryeministri Kurti në më pak se 50 ditë pune, në pozicionin e tij jo konsistent me ShBA-në ka pamundësuar që të vazhdojmë këtë qeverisje. Ndër vite është punuar që të ngritët raporti me ShBA, e në veçanti themelimin e ushtrisë së Kosovës”.

🔴DREJTPËRDREJT – Kuvendi mban seancë plenare, me kërkesë të LDK-së, për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 25. März 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme