Gashi-Kurtit: Dialogu, dialogu – na akuzoje neve, tap në pozitën e kryeministrit e i harrove krejt

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 13:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen në dialogun me Serbinë.

Gashi në interpelancën në Kuvend me kryeministrin Albin Kurti, shtoi se ai sa ka qenë në opozitë çdo herë e ka kritikuar pozitën për mënyrën se si po dialogun me Serbinë.

“Kur ka qenë në opozitë ka thënë se nuk dua dialog pa kërkim falje nga Serbia, tash po bën dialog”.

“Problemi është diku tjetër sepse ndryshoi qasja në dialog. Sot kemi pajtimin e të dyja palëve për marrëveshje të qëndrueshme që Kurti na thotë se janë parime të bukura të shkruara, jo marrëveshje finale”.

“A është në interes të Kosovës që të mbahet hapur çështja e dialogut me Serbinë edhe për 10 vitet e ardhshme. Cila është platforma juaj kryeministër?

“Dialogu, dialogu, na akuzoje neve, tap në pozitën e kryeministrit, i harrove krejt”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme