Gashi: Me ata e me këta po fiton vetëm korrupsioni

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Astrit Gashi, analist politik ka kritikuar pushtetin dhe qeveritë e kaluara duke thënë se të dy palët kanë pasur afera korruptive.

Ai në një postim në facebook shkroi se Qeveria po vjedh me tendera, sipas tij për të mos i lënë më të tjerët.

Postimi i plotë:

PO ata kane vjedhe me tendera te hapur. E kane humbur pushtetin edhe per kete. E kemi evidentuar.

PO keta po vjedhin me tendera njeburimor, per te mos i lene ATA te vjedhin me. Keta po e shtrojne rrugen per te humbur apo te pakten zbehur pushtetin. Po e evidentojme.

Me ATA e me KETA, po fiton vetem korrupsioni!

Të ngjashme