Gashi: Me qeverisjen time, prioritet do të jetë ndërtimi i 20 minifermave

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Obiliqit nga Inciativa Qytetare, Xhafer Gashi ka prezantuar ndër prioritet e platformës qeverisëse bujqësinë, duke shtuar se do të subvencionojë ndërtimin e 20 minifermave për 5 krerë lopë.

Planprogrami i Gashit përmban 11 prioritete për zhvillimin e bujqësisë.

Postimi i plotë:

#Bashkë për bujqësinë Vizioni ynë: “Përkrahja e vazhdueshme e bujqëve dhe inkurajimi i qytetarëve për zhvillimin e bujqësisë”. Para jush, po prezantojmë njërin nga prioritetet e platformës qeverisëse #Bashkë për bujqësinë, projektin: “Subvencionimi i ndërtimit të 20 minifermave për 5 krerë lopë”. Platforma jonë për bujqësi, përmban 11 proritete, të cilat me besimin tuaj do t’i bëjmë realitet! #Bashkë me qytetarët, jemi të parët për Obiliqin! Voto 109

Xhafer Gashi

https://www.facebook.com/xhafergashi.perobiliq.5/videos/1344797935980579

Të ngjashme