Gashi merr pjesë në akademinë përkujtimore për Eliot Engel në Viti

Prishtinë | 26 Maj 2026 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Xhafer Gashi, kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë pjesë sot në akademinë përkujtimore të organizuar në Kuvendin Komunal të Viti, kushtuar ish-kongresistit amerikan Eliot Engel.

Në fjalën e tij, ai e cilësoi Engel si një mik të madh dhe përkrahës të palëkundur të popullit shqiptar, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës gjatë periudhave më të vështira të historisë së saj.

“Na bashkoi kauza për drejtësi dhe liri, ndaj emri dhe kontributi i tij do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje të thellë”, u shpreh Gashi.

Ai falënderoi gjithashtu Komuna e Vitisë për mikpritjen dhe organizimin dinjitoz të kësaj akademie përkujtimore.

Të ngjashme