Gashi nënshkruan marrëveshjen për realizimin e monografisë së Nexhmie Pagarushës

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për realizimin e monografisë për këngëtaren Nexhmie Pagarusha.

Statusi i plotë i ministrit:

“Sot nënshkrova memorandum bashkëpunimi për realizimin e monografisë për këngëtaren e famshme, doajenën shqiptare, Nexhmie Pagarusha.

Libri do të vijë si histori e shtrirë në formë romani me qëllimin që publikut t’i prezantohet i gjithë mozaiku jetësor e artistik i Pagarushës. Monografia për Nexhmije Pagarushën do përmbledhë gjithë jetën dhe veprimtarinë e saj prej artisteje. I ndarë në disa kapituj, libri do të paraqesë rrugën e këngëtares nga fëmijëria deri në ditët e sotme. Vet këngëtarja me rrëfimin e saj artistik e jetësor do të jetë boshti i rrëfimit të librit që do të publikohet në konturat e një romani.

Jam shumë i lumtur që Monografia do të vë në pah rëndësinë e karrierës muzikore të Pagarushës, që përfaqëson një pjese vitale të trashëgimisë shpirtërore të vendit tonë. Monografia do të mbetet trashëgimi e institucioneve të vendit dhe brezave të rinj. KG”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme