Gashi: Nga sot fjalën e ka Gjykata Kushtetuese – pas vendimit do të dihet rruga përpara

Prishtinë | 14 Sht 2026 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reagua ndaj zhvillimeve të fundit në vend.Ai ka thënë që nga sot fjalën e ka Gjykata Kushtetuese.

Gashi tha se nga 5 gushti, fituesi i zgjedhjeve është përballur me një afat kushtetues të tejkaluar.

“PREJ SOT PARADITE, FJALËN E KA GJYKATA KUSHTETUESE. Që nga 5 gushti, fituesi i zgjedhjeve është përballur me një afat kushtetues të tejkaluar. Kjo nuk është më çështje retorike politike, por çështje e zbatimit të Kushtetutës. Tash le të flasë Gjykata. Pas vendimit, do të dihet rruga përpara dhe përgjegjësia politike për secilin”, ka thënë Gashi.Pjesëtarë nga opozita thonë se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituar pa nënkryetarin nga PDK-ja, rrjedhimisht as qeveria nuk është legjitime./Gazeta Express

Të ngjashme