Gashi për reagimin e BE-së: Tri kushte në favor të Serbisë, kjo nuk kalon z. Borell

Prishtinë | 06 Nën 2022 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Analisti Shkëlzen Gashi ka dhënë një koment për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, duke thënë se BE-ja i ka dhënë tri kushte në favor të Serbisë.

Ai thotë se BE ka kërkuar nga Kosova tërheqjen e vendimit për targat dhe themelimin e Asociacionit, teksa Serbisë i është kërkuar vetëm kthimi i serbëve në institucione.

“Kjo nuk kalon z.Borrell”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Ndërmjetësuesit europianë i paskanë parashtru kosovës dy kushte: 1). tërheqjen nga vendimi për targat; dhe 2). themelimin e asociacionit.

ndërkaq, Sërbisë i pas kanë vendosë vetëm një kusht. ju mendoni që ky kusht është njohja e Kosovës, por jo, ishte: kthimi i sërbëve në institucionet e Kosovës. 

pra, të tri kushtet e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë në favor të sërbisë.

mr. borell, no pasarán!

Të ngjashme