Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar ndaj vizitës së sotme të kryeministrit, Albin Kurti në objektin qendror të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka ngritur disa pyetje për Kurtin dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Ekonomia Online.
“Meqenëse Albin Kurti e paska vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës, a e ka pyetur ministren e vet:
Pse kanë ndodhur gjithë këto arratisje kohët e fundit?
Pse janë ndryshuar rregulloret për trajtimin e të burgosurve?
Cili është ndikimi i këtyre ndryshimeve në arratisjet e ndodhura?
Sa ka dorë krimi i organizuar në ndryshimin e këtyre rregulloreve?
Pse në burgje të sigurisë së ulët (apo gjysmë të hapur) mund të dërgohen persona që u kanë mbetur deri në 10 vite të dënimit të pa kryer, kur më parë ka qenë 2 deri në 3 vite të dënimit të mbetur?”, ka shkruar Gashi në Facebook.