Gashi për VV-në: Episod i përsëritur i një sjelljeje agresive, Selmanaj do të jetë prezent në seancë

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 13:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ndërprerjen e seancës nga Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur episod të përsëritur dhe një sjellje agresive dhe të paarsyeshme, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Selmanaj do të marrë pjesë në seanca të Kuvendit, pavarësisht se LVV-ja ka thënë se nuk do të lejojë që të njëjtat të mbahen në prezencën e tij.

Ai më tej ka shtuar se Kuvendi u sulmua verbalist nga VV-ja për të pengua ushtrimin e detyrës të zëvendëskryeministri Selmanaj.

“Ajo çka ishte sot ishte në episod i përsëritur i një sjellje agresive dhe të paarsyeshme. Nëse VV-ja vlerëson apo kushdo tjetër se Qeveria nuk duhet të jetë kjo Kushtetua i parasheh mekanizmat demokratik mocioni i mosbesimit”.

“Pra e drejta e tyre kushtetuese ekziston, por sjellja e dhunshme dhe pamundësimi i seancës është i papranueshëm. Kuvendi po kapet peng nga drejtuesja e Kuvendit dhe VV-ja”.

Sipas tij, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci është e detyruar që të garantojë kushte që secili deputet të marrë vendim, e por jo në mënyrë të dhunshme t’i pamundësohet të mos qëndrojë në seancë Driton Selmanajt, raporton EO.

“Ne nuk do të lejojmë që vullneti qytetar të mos shkelet. Kuvendi funksionon me shumicë. E marrin një mocion mosbesimi dhe e votojnë shkarkimin e tij nëse kanë vota. Zëvendëskryeministri do të jetë i pranishëm në secilën seancë”.

Të ngjashme