Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka ndarë shpërblime për sportistë dhe trajnerë, raporton Ekonomia Online.
Ministri Kujtim Gashi tha se sportistët po i bëjnë krenarë shqiptarët kudo, madje edhe në shtetet që nuk e njohin Kosovën.
“Është kënaqësi e veçantë për mua si ministër iu kem këtu dhe premtimin tonë për mbështetjen e sportistëve më të mirë. Sportistë që me punën e tyre po na sjellin rezultate. Jemi të vetëdijshëm si ministri që mundi dhe puna juaj nuk shpaguhet me mjete financiare megjithatë është motivim shtesë dhe unë kam kënaqësi të veçantë të kem këtu njërin prej trajnerëve që na bëjnë krenarë”.
“Kjo është vendosmëri dhe synim i joni për të mbështet ata që me punë dhe angazhimin e tyre janë duke e promovuar shtetin e Kosovë. Unë i quaj ambasadorë të Kosovës sepse tashmë jemi mësuar ta shohim flamurin të ngritet në shumë vende të tjera, madje ata po na bëjnë krenarë edhe në vendet që nuk e njohin Kosovën”.
“Është fat i mirë që gjatë vitit aktual kemi ngritë buxhetin për mbështetjen e sportistëve më mbi 3 milionë sepse fokusi jonë ka qenë ti dalim në mbështetje financiare sportistëve, trajnerëve dhe gjithë sportit. Janë këta sportistë që na kanë sjellë medalje gjatë 2018 dhe 2019 dhe gjithë këto rezultate kanë emra e mbiemrat dhe një nder ta është trajneri Driton Kuka që i ka sjellë mbi 50 medalje Kosovës”.
Ai tha se kanë ngecur në ndërtimin e Qendrën Nacionale të Xhudos, por që pa faj të tyre, por të komunës së Pejës që sipas tij, nuk po ua siguroj hapësirën.
“Jemi të vetëdijshme që kemi ngecë në një proces ajo është qendra nacionale e xhudos. Nuk ka qenë me fajin tona sepse ne i kemi nda edhe mjetet por Kjo ka qenë një neglizhencë e komunës së Pejës për me siguruar hapësirën”.
Edhe Trajneri Driton Kuka, tha se bashkërisht do të angazhohen që të vënë në pah problemin me Qendrën e Xhudos.
“Viti 2018 shquhet me dy ngjarje të rëndësishme, gara në Hungari dhe Gara Olimpike për të rinj. Prezenca jote ministër ka shënuar diçka të rëndësishme”.
“Për herë të parë në lojëra olimpike Erza na ka shpëtuar fytyrën jemi kthyer me një medalje të bronztë. Përkushtimi yt për ngritjen e kushteve dhe mundësive për sportistë është në nivel shumë të lartë”.
Sportistët që përfituan: Erza Muminoviq – Xhudo, 10,000 euro; Driton Kuka – Trajner (Erza Muminovic) 5,500 euro; Loriana Kuka – Xhudo, 5,000 euro; Driton Kuka – Trajner (Loriana Kuka) 2,500 euro; Akil Gjakova – Xhudo, 5,000 euro; Driton Kuka – Trajner (Akil Gjakova) 2,500 euro; Melos Gashi – Karate 3,500 euro; Muhamet Rexhepi – Trajner (Melos Gashi) 1,750.00 euro; Albulena Gërvalla – Karate, 2,000 euro dhe Isak Curri – Trajner (Albulena Gërvalla) 1,000.00 euro.