Gashi takohet me Prattipati, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe ShBA-ve, në forcimin e sundimit të ligjit

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Kryeprokurori i Shtetit e informoi Prattipati-n për prioritetet e mandatit të tij, të cilat synojnë konsolidimin e mëtejshëm të institucionit që ai drejton, luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar dhe të gjitha formave të kriminalitetit, si dhe forcimin e pavarësisë dhe integritetit institucional.

Mandati i tij përfshin gjithashtu avancimin e reformave që synojnë rritjen e efikasitetit, përmirësimin e performancës, forcimin e llogaridhënies dhe rritjen e besimit të publikut në sistemin prokurorial.

Kryeprokurori i Shtetit, Gashi, theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Ambasadën e SHBA-së, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme