Gashi: Targat dhe Elektroseveri janë çmimi për Asociacionin

Prishtinë | 08 Jan 2024 | 21:48 | Nga Ekonomia Online


Analisti Astrit Gashi ka thënë se çështja e targave dhe vendosja e Elektroserverit në veri janë me çmimin e marrëveshjes për Asociacionin.

Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se çështja e targave dhe vendosja e Elektroserverit në veri janë me çmimin e marrëveshjes për Asociacionin.

“Tabelat dhe vendosja e Elektroserverit në veri janë me çmimin e marrëveshjes për Asociacion. Nuk është kjo që po bëhet në mënyrë të izoluar dhe është sukses në vetvete, por është një pako, të cilës do t’ia dëgjojmë krismën më vonë se çfarë pasojash do të ketë për vendin”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, sa i përket çështjes se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës, Gashi ka thënë se Qeveria nuk ka kontribuuar asgjë në këtë drejtim.

“Nuk ka kontribuar (Qeveria) asgjë”, është shprehur analisti.

Qeveria e Serbisë më 25 dhjetor 2023 ka marrë vendim që të mundësojë lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova.

Këtë e kishte bërë të ditur drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Më 11 dhjetor, KEDS dhe Elektroserver-i nënshkruan marrëveshje.

E për këtë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se duhet të vazhdohet përpara me hapat e tjerë për t’i dhënë fund pas më shumë se 20 vjetësh mospagesës së rrymës në ato pjesë të vendit.

Gjersa më 7 janar të këtij viti zëvendëskryeministri Bislimi ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës.

Ai është shprehur se po vazhdon të japë lajme të mira për qytetarët dhe shtetin.

Të ngjashme