Partia Demokratike e Kosovës, në një tubim madhështor në Prishtinë, nisi zyrtarisht fushatën zgjedhore.
Programi qeverisës dhe kandidatët për deputet të kësaj partie u prezantuan përpara qindra qytetarëve nga e gjithë Kosova.
Nën sloganin “Ma Mirë”, edhe kandidati Kujtim Gashi u shpreh se filloi rrugëtimi i PDK-së drejt fitores së 9 shkurtit.
Duke ndarë fotografi nga takimi, Gashi deklaroi se Kosova mundet më mirë.