Një nga momentet më të tensionuara nga të gjitha konferencat për shtyp ishte përballja “sy më sy” e Floyd Mayweather dhe Conor McGregor në New York.
Pasi mori fjalën Mayweather, ai shkoi për ta provokuar McGregorin, e kjo nuk u prit mirë nga ky i fundit.
Irlandezi u ngrit për ta sulmuar boksierin amerikan, por në atë moment u afruan 25 truproje nga ekipi i Mayweather që e ndalën McGregorin nga një sulm fizik.
Më pas Mayweather mori flamurin irlandez sërish në krah ashtu sikurse në Toronto, por tash nuk u pengua askush, teksa në fund gjuajti edhe të holla në drejtim të McGregorit.
Dueli i madh mes boksierëve zhvillohet më 26 gusht në MGM Grand Arena në Las Vegas.
https://youtu.be/giZdB4ehRbw