Mayweather fiton lehtësisht meçin ndaj Nasukawas

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Boksieri i njohur Floyd Mayweather ka rrëzuar tre herë në tokë Tenshin Nasukawan në raundin e parë për të fituar meçin ekzibicional në vlerë rreth 9 milionë dollarë.

Ish-kampioni i pesëfishtë i botës fitoi lehtësisht ndaj kikboksierit 20-vjeçar në një ndeshje boksi që ishte paraparë të luhej deri në tre raunde nga tre minuta.

Nasukawa përfundoi me lot pasi skuadra e tij u dorëzua ndaj 41-vjeçarit tashmë të pensionuar.

“Ishte gjithçka për argëtim, u kënaqëm shumë”, ka thënë pas meçit Mayweather.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme