Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Gavrilo Milosavleviq.
Në këtë rast, Milosavleviq në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile
Aktgjykimi u shpall të hënën nga gjykatësi Vesel Ismaili, i cili tha se nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej, raporton Betimi për Drejtësi.
Po ashtu, të akuzuarit Milosavleviq iu ndërpre masa e paraburgimit.
Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2023, thuhet se Gavrilo Milosavlevq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civilë shqiptarë.