Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka angazhuar avokatin Sami Brajshori për përfaqësimin e gazetarëve.
Një njoftimin e AGK-së thuhet se është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët dhe kjo do të mundësohet me angazhimin fillestar të Sami Brajshorit deri në fund të këtij viti kalendarik.
“Sami Brajshori – me mbështetjen e dhënë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë – OMiK, është angazhuar si Avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK… Në rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve, ju inkurajojmë që rastet t’i raportoni në AGK“, thekson AGK.