“Kjo protestë është ndaj pushtetit që është i paaftë të sigurojë mbrojtjen e gazetarëve, por edhe të gjithë meksikanëve”.
Qindra gazetarë janë mbledhur mbrëmë në protestat në kryeqytetin e Meksikës duke kërkuar drejtësi për gazetarët e vrarë dhe të zhdukur, si dhe mbrojtje për gazetarët aktivë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Demonstruesit u mblodhën në sheshin qendror në Mexico City dhe brohoritën “nuk do të heshtim”.
“Kjo protestë është ndaj pushtetit që është i paaftë të sigurojë mbrojtjen e gazetarëve, por edhe të gjithë meksikanëve”, porositi kolumnisti meksikan Julio Hernandez.