Gazetarët sportivë nderojnë Ali Shalën e Burim Hatipin

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 18:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, ka organizuar ngjarjen përkujtimore për të nderuar Ali Shalën dhe Burim Hatipin, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i Gazetarëve Sportivë të Kosovës, Edmon Thaqi, tha se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen nderimin për këto dy ish-personalitete të sportit kosovar.

Po ashtu ai tha se Bordi aktual ka synim që të avancojë roli e gazetarëve edhe në botë.

“Dhe në këtë mënyrë po dëshmojmë vlerat tona. Republika e Kosovës ka traditë të pasur që do ta ruajmë dhe ta ngrisim zërin por kolegë tanë gazetarë. Numri i tyre është 121”, tha ai.

Presidentin i Komiteti Olimpik, Besim Hasani tha se ky është një fillim i mbarë për punën e shkëlqyer në vitin 2019.

“Respekt për familjen Shala dhe Hatipi dhe të gjithë së bashku të përgëzojmë këtë bord ekzekutiv. Brendi nuk ngritet vetëm përmes anëtarëve por edhe përmes produktit të tyre. Këtë fillim viti u dëshirojmë shëndet dhe mbarësi që i kanë para vetes”, tha ai.

Në këtë ngjarje ishte prezente edhe anëtarja e bordit të shoqatë së Asociacionit të Greqisë juglindore, Aspasia Velonaki, e cila tha se sporti është ai që bashkon të gjithë popujt dhe paraqet solidaritet.

Ajo kërkoi më shumë siguri për gazetarët sportivë.

“T’i shpërndajmë vlerat e sportistëve, solidaritetin, dhe kjo është ajo që po bëjmë me shoqatën e asociacionit të gazetarëve. Fokusohemi në atë që e bashkon popullin e Ballkanit, dhe të kontribuojmë ne kushtet e gazetarëve. Jam shumë e kënaqur që shoh shumë vajza që janë gazetare sportive dhe dua të kemi s amë shumë gra të involvuar në gazetari sportive.  Ju përgëzoj për punën që keni bërë për vitin 2019”, tha ajo.

Në fund Shoqata e Gazetarëve Sportivë, ndau mirënjohje për ish-kryetarët që kanë kontribuar në këtë shoqatë, por edhe për bizneset dhe të gjithë ata që ndihmuan zhvillimin e sportit kosovarë.

Të ngjashme