Në ditën ndërkombëtare të solidaritetit të gazetarëve në botë, kujtojmë vrasjen e gazetarit çek gjatë luftës së dytë botërore.
Arben Salihu drejtor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në RTK, tha se edhe pse kjo ditë shënohet në të gjithë botën, në Kosovë nuk shënon me ndonjë aktivitet.
“Në botë për nder të kesaj dite ndahen shpërblime, duke kujtuar solidaritetin ndaj gazetarëve që rrezikojnë jetën duke ushtruar profesionin”, tha Salihu.
Ai theksoi nevojën për liri më të madhe të shprehjes dhe për kushte më të mira për gazetarët në Kosovë.
“Ne duhet duhet të përqendrohemi fillimisht tek solidariteti njerëzor, duhet të kemi përkrahje më të madhe, prej qytetarëve dhe kolegëve. Ne e dijmë se në konferenca për shtyp ndodh që të fyhet gazetari nga foltorja dhe në këtë rast, duhet të ketë reagim nga ana e kolegëve që të mbrojnë kolegun, çoftë edhe me bojkotim të asaj mbledhje”, theksoi Salihu.
Gjithashtu Salihu gjatë emisionit, tregoi për shqetësimin që ka AGK rreth raportit punëdhënës-punëtor, ku në bazë të statistikave që AGK posedon, del se prej anëtarëve të saj rreth 30% e tyre janë pa kontrata dhe kjo përbën një rrezik mjaft të madh.