Gazetari rus, Ivan Golunov, është arrestuar në kryeqytetin e Moskës dhe është akuzuar për shitje droge ilegalisht.
Ai u dërgua në spital, thonë burimet e policisë, pasi u tha se ai ishte i sëmurë, ndërsa raportet jozyrtare sugjeronin se ai ishte plagosur gjatë kohës së paraburgimit.
Gazetari me qendër në Letoni , u arrestua të enjten.
Shumë gazetarë të njohur por edhe organizata ndërkombëtare kanë thënë se arrestimi i tij u bë për shkak të punës së tij.
Edhe media për të cilën ai punonte tha se 36 vjeçari u arrestua politikisht nga Rusia për shkak të shkrimeve investiguese të tij, transmeton Klan Kosova.