Nuhi Bytyqi gazetar ka dëshmuar për veprimtarinë e tij gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, në Dhomat e Specializuara dhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.
Bytyqi përmes njoftimit dërguar medieve ka treguar se dëshmija e tijë kanë qenë në të argumentimit të sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe mbështetjes së popullatës civile dhënë UÇK-së.
“Pas kërkesës zyrtare me shkrim, që më është dërguar
nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës,
kam dhënë dëshminë lidhur me veprimtarinë time si gazetar gjatë periudhës së
luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dua të njoftoj opinionin publik se e gjithë dëshmia ime, të gjitha përgjigjet e
mia në interesimin e prokurorisë, ishin në shërbim të së vërtetës së luftës
çlirimtare të UÇK-së, të argumentimit të sakrificës së luftëtarëve të lirisë
dhe mbështetjes së popullatës civile dhënë UÇK-së.
Puna ime si gazetar dhe si udhëheqës i ekipit televiziv të Televizionit
Shqiptar në zonat e luftës, e prezentuar në TVSH dhe në mediat botërore përmes
shumë emisioneve televizive, është dëshmia më e mirë e angazhimit tonë të
pastër, e orientimit të drejtë dhe fisnik të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës.
Bazuar në këtë angazhim profesional dhe kombëtar në shërbim të lirisë së
atdheut tim, e kisha të lehtë që edhe para Dhomave të Specializuara dhe Zyrës
së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, të dëshmoj të vërtetën në mbrojtje të
veprimtarisë sonë çlirimtare.
Ashtu siç e kam thënë edhe në deklarimet e mia të mëhershme, unë jam krenar që
kam qenë pjesë aktive e luftës çlirimtare të viteve 1998-1999 dhe jam i gatshëm
që në çdo kohë të dëshmoj të vërtetën e sakrificës gjithëpopullore për liri dhe
pavarësi”.