Në Open Ballkan, gjatë konferencës së tre liderëve, ka pasur edhe disa momente interesante, që kanë ndodhur gjatë pyetjeve të gazetarëve.
Një ndër to, ishte ai momenti, kur gazetari maqedonas i kërkon Vuçiqit, që t’i përgjigjet në shqip.
Krejt kjo nisi nga një pyetje e gazetari drejtuar presidentit serb, derisa ky i fundit e pyet gazetarin se në cilën gjuhë t’i përgjigjet, anglisht apo serbisht.
Gazetari ia kthen: Në shqip përgjigju.
Vuçiqi, i përgjigjet shpejtë duke i thënë se nuk e di shqipen, mirëpo do ta mësojë shpejt, përcjell Alsat.