Gazetarja kanadeze Krista Sharpe, ka shpërndarë në Twitter momentin kur ajo është ngacmuar seksualisht gjatë raportimit direkt nga një person i cili udhëtonte me veturë.
E tronditur, gazetarja shikon në drejtim të veturës dhe më pas përpiqet që ta mbledhë veten.
Në përshkimin e videos që gazetarja ka publikuar në Twitter shkruan:
“Kjo nuk është për të qeshur dhe aspak e lezeçme. Do doja të thoja se nuk më shqetëson, por më shqetëson. Më bëri të ndihem si m**, kjo gjë i ndodh të gjithë gazetareve në kudo dhe duhet të ndalet”.
Kjo video ka marrë më shumë se 3 milionë shikime dhe incidenti po hetohet nga policia rajonale e Waterloo.