Gazetarja përplaset nga një makinë teksa po raportonte live

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Gazetarja nga Virxhinia Perëndimore është përplasur nga një automjet, teksa ishte duke raportuar live.

Tori Yorgey, gazetare në WSAZ, po mbulonte motin dhe një ndërprerje uji kur një mjet tip SUV e goditi, duke e rrëzuar në tokë. Ajo i siguroi shpejt shikuesit dhe prezantuesin Tim Irr se ishte mirë.

“Oh Zot! Sapo më goditi një makinë, por jam mirë. Sapo u godita nga një makinë, por jam mirë Tim, “tha Yorgey.

Pasi u sigurua që shoferi ishte në rregull, Yorgey rregulloi kamerën e saj dhe vazhdoi me ngjarjen për të cilën po raportonte.

“Por përsëri, Tim, do të kthehemi te raporti, apo jo? Jemi në Roxalana Hills Drive në Dunbar. Këtu është ndërprerja kryesore e ujit, “tha Yorgey. /abcnews.al

Të ngjashme