Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, e ka pyetur publikisht kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për ndonjë veprim që t’i ndihmojë të arrestuarit e rastit “Kumanova” si dhe familjarët e tyre.
Ai ia ka përmendur Kurtit premtimet për këtë kategori para se të vinte në pushtet, por ka shprehur dyshime se diçka është ndërmarrë në këtë drejtim.
“Z.Kurti a mund të na informosh se çka ka bërë qeveria juaj per rastin “Kumanova”, sepse kemi nevojë të informohemi ne bashkëluftëtarët e tyre dhe sigurisht edhe familjarët. Premtime ke pas dhënë shumë para se të vije në pushtet. Na trego një veprim që e ke ndërmarr gjatë kësaj kohe tëndes në pushtet”, ka shkruar Syla.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, sa ishte në Qeveri, kishte marrë vendim për ndarjen e 290 mijë eurove për familjet e të përfshirëve në rastin “Kumanova” për mbulimin e shpenzimeve të tyre.