Gecaj ironizon me Ivica Daçiqin

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 09:49 | Nga

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa ka ironizuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ku ky i fundit në Këshillin e Sigurimit tha se Trepça është zemra se Serbisë.

Gecaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, shkruan se Daçiq provokoi në Këshillin e Sigurimit, por sipas tij, ndoshta e ka për shkak të pleqërisë.

“Daçiq provokon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Trepça është zemra e Serbisë. Ndoshta për shkak të pleqërisë  ju paska zvogëluar zemra, pasi që më parë thoshte se Kosova ishte zemra e Serbisë (jo vetëm Trepça)!”, shkruan Gecaj në Facebook.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme