Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare, “My Art”, Xhon Gega, për financimin e projektit, “Promovimi i diversitetit kulturor”.
Projekti ka për qëllim kremtimin e zyrtarizimit të ditës ndërkombëtare të romëve, dhe tejkalimin e barrierave të diskriminimit dhe paragjykimeve ndaj komuniteteve jo shumicë që jetojnë në Kosovë. Po ashtu projekti ka për synim që t’i bashkojë të rinjtë e shoqatave dhe organizatave kulturore për të diskutuar dhe promovuar çështjet e kulturës dhe diversitetit kulturor.