Gecaj, Vuçiq-it: Keni mbetur nën kthetrat e Millosheviq-it

Prishtinë | 26 Mar 2017 | 10:49 | Nga

Zëvendësministri dhe këshilltari i kryeministrit të Kosovës i është drejtuar me një status kryeministrit të Serbisë të cilit i ka shkruar se ende ka mbetur me mentalitetin e ish-diktatorit serb, Slobodan Millosheviq.

“Titoja ka qenë një diktator komunist, por ju z. Vuçiq e keni tejkaluar atë, pasi që ju ishit pjesë e regjimit të diktatorit dhe kasapit famëkeq të Ballkanit, në kthetrat dhe mentalitetin e të cilit duket se ende keni ngelur”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Çka bëhet me Kosovën dhe në Kosovë do të vendosë vetëm populli dhe lidershipi i saj. Ndërsa ju z. Vuçiq mund t’i adaptoheni rrethanave të reja, apo edhe mund të vazhdoni të jetoni në ëndrrat dhe mitet e së kaluarës”, ka shkruar Gecaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme