Geci: Mbështetje e madhe për LDK-në dhe kandidaturën time në Prishtinë

Prishtinë | 30 Maj 2026 | 07:32 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Geci ka deklaruar se ka marrë mbështetje të madhe gjatë një aktiviteti elektoral në Prishtinë, në kuadër të fushatës së Lidhja Demokratike e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Geci ka bërë të ditur se në Degën V në Prishtinë ka pasur, siç e ka quajtur ai, “pritje madhështore” për LDK-në dhe mbështetje të jashtëzakonshme për kandidaturën e tij.

“LDK 113✅
Fadil Geci 42✅

Prishtinë 💙 Dega V ✌️

Pritje madhështore për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mbështetje e jashtëzakonshme për kandidaturën e Fadil Gecit. 🤝

Fryma e fitores po ndihet kudo!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme