Geci: SBAShK po i hyn rrugës që s’i takon, orët do të kompensohen

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Geci ka kritikuar qasjen e SBASHK-ut ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit për kompensim të orëve të humbura nga greva e mbajtur kohë më parë e mësimdhënësve.

Geci ka deklaruar në Info Magazine, ka mohuar të ketë inate në Ministrinë e Arsimit për të kërkuar që në mënyrë obliguese orët e mësimit të kompensohen, njofton Klan Kosova.

”Nuk mund të jetë vendim i nxënësve apo i mësimdhënësve për zëvendësimin e orëve, është i drejtorive”.

”Ju SBASHK-u, nuk jeni të interesuar të mbahet mësimi apo zëvendësimi i orëve për nxënësit ndonëse institucionet e Kosovës janë demokratike të zgjedhura nga vota e qytetarëve”.

”Ne kemi të drejtë, të kemi vendimin obligues për zëvendësim të orëve. Ndërhyrja e sindikatës në vendimet e institucioneve është e pakuptimtë”.

”Ky vendim nuk ka të bëjë me SBASHK-un. Nuk është e vërtetë që ka inate as nga ministri as nga Ministria. Ne nuk iu kemi thënë SBASH-ut vraponi zëvendësoni orët. Këtu tejkalohen kompetencat e SBASHK-ut”.

”Në fund të fundit ne a të pyesim SBASHK-un për secilin vendim që merr Ministria? – ne nuk kemi qenë duke i ndëshkuar mësimdhënësit”.

”Arsimi në Kosovë nuk është në nivelin që ne dëshirojmë. Janë shumë njësi mësimore që nuk spjegohen për shkak të asaj greve. E çka i duhet SBASHK-ut të ndërhyjë në këtë çështje?”.

”Nuk e kontestojmë kontributin e SBASHK-ut. Ne nuk mund t’i nënshtrohemi secilit vullnet të SBASHK-ut, ne i nënshtrohemi vetëm Ligjit dhe asaj që thirret në ligj”.

”MASHT ekziston për një arsye, mësimdhënësit ekzistojnë për një arsye e ai është nxënësi – e vendimi ynë shkon në interes të nxënësit”.

”Vendimi ynë është i plotfuqishëm, orët do të kompensohen. Është detyrë e drejtorive komunale që të kujdesen për zbatimin e këtij vendimi”.

”Duhet të flasim për zgjidhje. Jam i bindur që SBASHK-u, së shpejti do ta kuptojë se ka hyrë në një rrugë që nuk i takon”.

Të ngjashme