Javën e kaluar, Google lansoi chatbotin e saj me Inteligjencë Artificiale Gemini, për të cilin gjiganti teknologjik thotë se mund të jetë më i zgjuar se versioni GPT-4 i ChatGPT-s.
Gemini përbëhet nga tre modele të ndryshme që ndryshojnë në madhësi dhe aftësi, transmeton Telegrafi.
Modeli i tij më i avancuar, Gemini Ultra – i cili ende nuk është i disponueshëm për publikun – është krijuar për “detyra shumë komplekse” dhe e tejkalon GPT-4 në disa fusha, thotë Google.
Këto fusha përfshijnë zgjidhjen e detyrave matematikore, gjithashtu edhe gjenerimin e kodeve në gjuhën programuese Python.
Google madje ka publikuar një tabelë, në të cilin bën krahasimin me përqindje midis kapaciteteve të Gemini Ultra dhe GPT-4.
Duke parë përdorimin në rritje, gjigantë të shumë të teknologjisë kanë punuar për të lansuar mjete të ngjashme me Inteligjencë Artificiale.