Genc Prelvukaj paralajmëron këngën e re me Enin

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Çifti i njohur i estradës, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, janë shndërruar në një prej çifteve më të pëlqyer të estradës.

Ata kanë sjellë bashkë disa duete, e ndërsa po bëhen gati që së shpejti të sjellin edhe duetin e tretë së bashku.

“Harrove” titullohet kjo këngë, e cila pritet të publikohet të premten.

Ka qenë vet Genc Prelvukaj, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka bërë të ditur se tashmë projekti është drejt finalizimit.

Xhirimet e klipit janë kryer në disa lokacione bregdetare, dhe do të publikohet në orën 14:01.

“Shie bie në Tiranë” dhe “Vetëm ti” mbajnë titullin dy këngët e fundit që Eni dhe Genci sollën së bashku.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme