General Motors pushon nga puna punëtorë në ShBA dhe Kanada

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Mbi 1,200 punëtorë të General Motors në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada janë pushuar përkohësisht nga puna qysh nga e hëna, teksa greva e Bashkimit të Punonjësve të Automobilave (UAW) hyri në javën e dytë.

Shkurtimet e fundit përfshijnë afro 500 punëtorë me pagesë për orë në Ohajo dhe afro 700 në Kanada, përcjell Telegrafi.

Greva e sindikatës UAW kundër kompanisë së njohur prodhuese të automjeteve, që ka hyrë në ditën e tetë, ka zhvendosur përkohësisht mbi 3,700 punëtorë josindikalistë të General Motors.

Rreth 50 mijë punëtorë të sindikatës nga 31 fabrika të General Motors, të shpërndarë në 9 shtete u bënë bashkë hynë në grevën më të madhe kundër biznesit në fjalë, bashkim masiv i cili nuk shihej që prej 2007-së.

Aksionet e kompanisë janë ulur 4 për qind qysh nga 13 shtatori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme