Prodhuesi amerikan i automjeteve General Motors (GM) njoftoi sot rekrutimin e 3 000 inxhinierëve, informaticienëve dhe dizenjuesve të dedikuar veçanërisht për zhvillimin e makinave elektrike dhe autonome.
Këto rekrutime kanë filluar dhe do të realizohen deri në tremujorin e parë 2021.
“Presidenti i GM Mark Reuss theksoi se ishte e rëndësishme që grupi të vazhdonte të rekrutonte dhe shtonte talente të ndryshëm”, sipas një njoftimi për shtyp, transmeton atsh.
Ai theksoi se kjo do të tregonte qartë se jemi të vendosur për të vazhduar zhvillimin e mjeteve logjistike për të cilat kemi nevojë për të dominuar tregun e makinave elektrike, për të përmirësuar eksperiencën e klientit dhe për të pasur një fuqi punëtore të përqendruar në ekspertizën logjistike.
Prodhuesi i automjeteve në Detroit dëshiron të zhvillojë 20 modele të automjeteve elektrike të gjitha deri në vitin 2023, për të gjetur një vend përballë konkurrentit kryesor Tesla.
GM ka propozuar tashmë makina hibride ose elektrike si Chevrolet Volt dhe Bolt, por prodhuesi i automjeteve dëshiron të kalojë në një nivel më të lartë.
Ai kohët e fundit paraqiti një version elektrik të ”Hummer”-it të tij, ushtrisë legjendare amerikane 4X4.