Kryeshefi i ri i zgjedhur i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli të premten ka filluar punën zyrtarisht në krye të Telekomit, këtë e kanë konfirmuar burime për Telegrafin.
“Po kryeshefi i ri e ka filluar sot punën, me një mandat tre vjeçar”, tha një burim .
Begolli ishte zgjedhur javën e kaluar në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv nga Bordi i Telekomit të Kosovës.
Puna e tij, në Telekom do të jetë e vështirë për shkak të gjendjes jo të mirë financiare që gjendet kjo ndërmarrje, shkruan Telegrafi.
Ndryshe, Gent Begolli vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Begolli ka qenë drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës në mandatin e parë të Shpend Ahmetit.