Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A në mbledhjen e fundit, unanimisht ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të zgjidhet Gent Begolli.
Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Komisioni i caktuar nga Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh. A. dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.
Fillimisht, ky komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është Gent Begolli.
Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re Gent Begolli.