George dhe Amal Clooney i dhuruan 1 milion dollarë për të prekur nga COVID-19

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Çifti i njohur hollywoodian, George dhe Amal Clooney, të cilët janë prindër të binjakëve 2-vjeçar, Alexander dhe Ella, e kanë dhënë një kontribut domethënës prej 1 milion dollarësh për gjashtë organizata të ndryshme anembanë botës, transmeton Koha.

Fondacionet “The Motion Picture & Television Fund”, “SAG-AFTRA Fund” dhe “Mayor’s Fund for Los Angeles”, do t’i pranojnë nga 250 mijë dollarë secila, derisa ylli i filmit “Burn After Reading” dhe bashkëshortja e tij avokate, i kanë dhuruar edhe 300 mijë dollarë për organizatat “NHS” në Britani të Madhe, “Lebanese Food Bank” dhe “Lombardo Italy Region” e cila i mbështet spitalet në Itali.

Një numër i madh i të famshmëve janë kujdesur ta ofrojnë ndihmën e tyre për gjithë personat në nevojë, gjatë kësaj pandemie globale.

Në mesin e tyre janë edhe aktori, Leonardo DiCaprio, i cili i ka dhuruar 12 milion dollarë për fondacionin “America’s Food Fund”, Lady Gaga po punon me politikan, biznesmen dhe të famshëm të tjerë për t’i mbledhur 35 milionë dollarë për organizatën “World Health Organisation”, Ryan Reynolds dhe Blake Lively, ia kanë dhuruar 1 milion dollarë fondacioneve “Feeding America” dhe “Food Banks Canada”, Rihanna ka bërë të ditur javën e kaluar se ajo dhe Jay-Z i kanë dhuruar nga 1 milion dollar secili, për t’i ndihmuar punëtorët pa dokumente, të burgosurit, të moshuarit dhe të pastrehët në Los Angeles dhe New York, si dhe familja e Paris Hiltonit dhe Nicky Hilton-Rothschildit, i ka dhuruar 10 milionë dollarë për të gjithë njerëzit jeta e së cilëve është ndikuar nga pandemia e koronavirusit.

Të ngjashme