George Floyd varroset me arkivol të artë

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Pas një ceremonie solemne në një kishë të Karolinës së Veriut, mijëra njerëz u mblodhën që të përcillnin trupin e pajetë të George Floyd, të vendosur në një arkivol të artë.


Afro-amerikanin tashmë të ndjerë e nisën për ta varrosur në Houston të Teksasit, afër nënës së tij Larcenia Floyd.

“Ai e kërkoi nënën e tij, teksa polici Derek Chauvin i kishte vendosur këmbën në fyt për nëntë minuta, duke i bllokuar frymëmarrjen”, është thënë në ceremoninë e përkujtimit.

Familjarët dhe miqtë që e përkujtuan atë, kërkuan që të “mos ketë më fjalime”, por të bëhen reforma në mbrojtje nga dhuna policore.

Afro 40 mijë njerëz kanë marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit në vendlindjen e tij në Karolinën e Veriut dhe nën masa të mëdha sigurie në Teksas, do të bëhet edhe varrimi i tij.

George Floyd vdiq më 25 maj në Minneapolis, pasi u torturua nga policia amerikane gjatë arrestimit.

Një oficer policie ia mbajti gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta para se ai të mbetej pa ndjenja.

Oficeri Derek Chauvin është pushuar nga puna dhe tani po akuzohet për vrasje.

Të ngjashme