Georgina Rodriguez tashmë është kthyer në një nga emrat më të pëlqyer e më të komentuar në tabloidet e huaja dhe jo vetëm.
Bukuroshja, e cila është bërë e njohur falë futbollistit Cristiano Ronaldo, po vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjet atraktive në rrjete sociale.
Ajo këtë herë e ka shoqëruar bashkëshortin e saj në një eveniment madhështor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, në “Globe Soccer Awards”, i cili njëherësh u shpall edhe futbollisti i shekullit.
Por, Georgina si gjithnjë mori vëmendje me fustanin atraktiv të kuq, të cilin e kishte stiluar kreatorja nga Kosova, Lia Stublla.
Kjo e fundit nuk është hera e parë që bën një gjë të tillë, marrë parasysh që qëndron thuajse shumë shpesh prapa ‘look-ut’ të veçantë të Rodriguez.(Telegrafi)