Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara.
Fillimisht, ministrja Gërvalla ka falënderuar Ogasawara për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit.
Palët kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, posaçërisht për nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik. Është biseduar edhe për menaxhimin e pandemisë Covid-19, si dhe çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.
Gjithashtu, ministrja Gërvalla e ka njoftuar Ogasawara lidhur me prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme.
Nga ana tjetër, Ogasawara ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën, me theks të veçantë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.