Ekonomia Online
FUNDIT

Gërvalla diskutime për anëtarësimin e Kosovës në KiE me homologun irlandez që udhëheqë me Komitetin e Ministrave

Gërvalla diskutime për anëtarësimin e Kosovës në KiE me homologun irlandez që udhëheqë me Komitetin e Ministrave

Kryediplomatja Donika Gërvalla, ka diskutuar me homologun irlandez i cili do të udhëheqë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një njoftimi në Twitter thotë se ministrja Gërvalla ka pasur diskutim të detajuar me homologun. “Ministrja […]

Kryediplomatja Donika Gërvalla, ka diskutuar me homologun irlandez i cili do të udhëheqë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një njoftimi në Twitter thotë se ministrja Gërvalla ka pasur diskutim të detajuar me homologun.

“Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka vazhduar takimet me diskutime të detajuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Irlandës, në kapacitetin e tij si udhëheqës i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, sa i përket anëtarësimit të Kosovës dhe çështjeve të rëndësishme politike”, thuhet në njoftim.

DPM/FM @gervallaschwarz continued meetings on a detailed discussion with the MFA and MoD of #Ireland, in his capacity as Irish Chairmanship of the @coe’s Committee of Ministers – @simoncoveney, regarding ??’s CoE membership process & important political matters.

????? pic.twitter.com/LBL1DjdRSk

— MFA Kosova ?? (@MFAKOSOVO) June 22, 2022

Irlanda do të kryesojë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, trup ky ku edhe do të merret vendimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Të ngjashme