Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Prishtinë | 20 Pri 2022 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot pasdite në Nju Jork, për të shqyrtuar raportin e radhës të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres rreth punës së UNMIK-ut.

Republika e Kosovës në këtë takim përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Në një komunikate për medie e këtij dikasteri, Gërvalla pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Të ngjashme