Gërvalla e bindur se Greqia do ta njoh Kosovën, tregon për hapjen e Ambasadës në Poloni

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 11:06 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është shprehur e bindur se Greqia shumë shpejt do ta njeh Kosovën. Krahas kësaj, tha se Kosova do të hap ambasadën e saj edhe në Poloni, arporton Ekonomia Online.

“Ka disa lëvizje në drejtim të duhur dhe jam e bindur se Greqia mund të lëvizë drejt njohjes së Kosovës. Nuk ka më arsye siç kanë qenë, kemi disa përafrime e vizita që i kemi pasur”, tha ajo.

Gërvalla tha se për herë të parë Kosova do ta ketë ambasadën e saj edhe në Poloni.

“Për herë të parë do të kemi ambasadën ose konsullatën zonë në Poloni. Kemi kryer të gjitha procedurat dhe jemi ftuar që ta sigurojmë objektin dhe procedurat tjera diplomatike. Nuk jemi në dijeni nëse edhe Polonia do ta bëjë edhe në Kosovë, pra nëse do ta hap edhe Polonia në Kosovë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme