Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka organizuar pritje zyrtare për nder të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, raporton Ekonomia Online. Në këtë ngjarje ishin prezentë gazetarët ukrainas të cilët përmes projektit “Journalists in Residence Kosovo” janë duke qëndruar në Kosovë.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se kosovarët e kuptojnë më shumti dhimbjen e luftës që po ndodhë në Ukrainë.
Ajo e shpreh e bindur se lirinë e fituar të Ukrainës do ta festojmë së bashku.
“Çka po ndodhë sot në Ukrainë është luftë. Në Kosovë ne jo vetëm e dimë por e ndjejmë çka luftë totale do të thotë. Ne e dimë çka pavarësia është. Sa e rëndësishme është për ekzistencë. Ekzistencë do të thotë që dinjiteti dhe historia jote janë tuat dhe të askujt tjetër. Nuk ka kompromis të lirisë, sovranitetit e pavarësisë. Rezistenca ju bënë që të qëndroni në këmbë për vlera. Rezistenca është receta. Kosova dëshiron të ju shohë duke festuar lirinë. Jo nuk e dëshiroj por e di se do të festoni lirinë. Dhe ne do të festojmë lirinë tuaj me ju. Jemi të lumtur që kemi gjetur miq të rinj”, tha Gërvalla.
Gërvalla tha se po të mos ishte për juristen e medias Flutura Kusarin kjo iniciativë nuk do merrte jetë dhe se ne në Kosovë kur hapim dyert hapim zemrat.
“Po të mos ishte për Flutura Kusarin nuk do ishim sot këtu. Po të mos ishte për individë shumë iniciativa nuk do kishin marrë jetë. Të faleminderit Flutura! Ne në Kosovë kur hapim dyert tona hapim zemrat tonë. Kur ju jeni të sigurta në shtetin tonë jeni të sigurt me të gjithë ne. Neve na ndjenë për sigurinë tuaj, për ju. Këtu çdokush ka kujdes për juve, çdokush, çdo fqinj, të gjithë. Faleminderit shumë që keni zgjedhur Kosovën. Për gjithçka që kam dëgjuar është se Kosova është duke përfituar prej prezencës tuaj sepse ne duhet të shpërndajmë të vërtetën dhe të ndalim propagandën”.
Lyndamila Mekh, gazetare nga Ukraina, u shpreh mirënjohëse për mbështetjen dhe mikpritjen në Kosovë.
“Ne gazetarët e Ukrainës, jemi sinqerisht mirënjohës ndaj juve për programin “Gazetarët në Residencë”, tha ajo.
Xhemajl Rexha, kryetar i AGK-së tha se gjithçka ndodhi me anë të iniciativës së Flutura Kusarit dhe deputetes Doarsa Kica-Xhelilit.
Sipas tij, vetëm pak orë pas fillimit të luftës së Ukrainës dhe se si ekip e vogël u doli në ndihmë shumë mbështetja e ambasadave.
“Gjithçka filloi 48 orë pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë dhe gjithçka filloi nga Flutura Kusari dhe Doarsa Kica-Xhelili. Ne jemi një ekip e vogël në AGK por falë ambasadës gjermane dhe bashkëpunimit tonë është bërë i mundur akomodimi i tyre. Kjo është diçka që shkon përtej qeverisë dhe AGK-së, kështuqë çdo herë që mblidhemi themi përpos ‘Slava Ukraini’ themi që vitin e ardhshëm të mund të festojmë lirinë e Ukrainës”, tha Rexha.
Rexha tha se kryesorja ishte që gazetaret jo vetëm të strehoheshin, por edhe të vazhdonin të ushtronin profesionin e tyre.
“Ideja kryesore ishte që ato të mbesin gazetare pos strehimit. Ky program është një lidhje e fortë midis Kosovës dhe Ukrainës. Ato janë të interesuara që tua prezantojnë Kosovën audiencës ukrainase gjë që po e bëjnë nëpërmjet shkrimeve të tyre. Ato edhe po u japin intervista mediave këtu. Kjo është shumë e çmuar dhe ato mund të përdorin hapësirat e RTK-së dhe me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtarë e kemi mundësinë që të ofrojmë këto mundësi”, shtoi Rexha.
Ardija Arifaj-Ratkoceri, mësuese e anglishtes, tha se priti që të shohë shqetësim e stres nga ana e gazetareve para se të fillonin të mësonin anglishten me të por që hasi në diçka krejt të kundërt, në gra të forta e plot shpresë, raporton EO.
“Kur më thanë që do kem një grup ukrainas që tu mësoj anglisht i pata dyshimet e mia dhe i thash vetes që ato mund të jenë të shqetësuara, të mërzitura, të depresionuara pasi iu desh të linin shtëpitë e tyre. Por u suprizova kur i pashë pasi janë një grup i grave të bashkuara që besojnë në fitoren e shtetit të tyre me plot shpresë”.
Gazetarja nga Ukraina Lyndamila Mekh, tha se puna e njërës gazetare nga Ukraina ka ndikuar që të luftohen edhe stereotipet gjinore.
“Marina është gazetare e të cilën do e përmendja në takimin e sotëm dhe puna e saj ka ndihmuar që të luftohet stereotipat gjinore”.