Ministrja në detyrë e drejtësisë, Donika Gërvalla, përmes një postimi të bërë në Facebook, duke reaguar ndaj deklaratave për partinë GUXO, ka thënë se disa ‘’biznese mediale, analistë e opinionistë aspak të pavarur’’ afër zgjedhjeve, ‘’e sigurojnë njëri-tjetrin që partia GUXO nuk ekziston’’.
Porse, ka shtuar Gërvalla, pas zgjedhjeve shihet se kandidatët e kësaj partie janë ndër më të votuarit.
Postimi:
Zgjedhje të reja, avazi i vjetër.
Çdo herë, ama bash secilën herë, në prag të zgjedhjeve, kundërshtarë e konkurrentë, bashkë me disa biznese mediale dhe analistë e opinionistë aspak të pavarur, e sigurojnë njëri-tjetrin që Partia Guxo, jo vetëm që është e vogël dhe e dobët, por madje as nuk ekziston. Dhe pastaj zgjohen në mëngjesin pas zgjedhjeve dhe konstatojnë se kandidatët për deputetë të Partisë Guxo përsëri janë ndër më të votuarit në vend.
Për të na sfiduar vërtet, nevojiten ide të reja. Nuk po mjafton ripërtypja e tezave të vjetra të dështuara.
Të vendosur. Të palëkundur. Bashkë!